Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, duke zgjeruar më tej partneritetin mes dy vendeve. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, kreu i diplomacisë izraelite vlerësoi lidershipin e tij, duke e cilësuar si një nga liderët më të spikatur në botë. Në një reagim në rrjetet sociale, Sa’ar e përshkroi Ramën si një mik të palëkundur të Izraelit, ndërsa vlerësoi qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. “Kryeministri Rama e ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite radhazi dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më të vlerësuar në botë sot. Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu,...
Burimi:
argjiroja.net