Ministri izraelit mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, takohet me kryeparlamentarin Peleshi! Temë bisedimesh siguria, energjia, ekonomia dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Përgjithshëm me homologun Ferit Hoxha, është drejtuar drejt Kryesisë së Kuvendit, ku takohet me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Vizita e Sa’ar në Tiranë zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, ndërsa në fokus të takimeve janë bashkëpunimi politik, siguria rajonale dhe zgjerimi i partneritetit mes dy vendeve. Më herët, gjatë takimit me ministrin Ferit Hoxha, dy zyrtarët nënshkruan një marrëveshje që synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, tregtinë, teknologjinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë. Takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të shërbejë si një tjetër mundësi për të diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejshëm...
Burimi:
javanews.al