Ministri i Financave: Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët dhe indeksimi i tyre në prill
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se me buxhetin e vitit 2027 parashikohet rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, përmes dy masave që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe lehtësimin e përballimit të shpenzimeve të përditshme. “Me Buxhetin 2027, rrisim mbështetjen për pensionistët, që të përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Parashikojmë rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre”, shkruan ai. Masat e parashikuara përfshijnë dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive, duke nisur nga 1 janari 2027, si dhe indeksimin e pensioneve në muajin prill, tre muaj më herët se zakonisht. “Dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive, nga 1 janari 2027; Indeksimin e pensioneve në prill, tre...
Burimi:
kohajone.com