Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për të vijuar reformat drejt BE-së

Ministri Hoxha takon homologun slloven: Shqipëria e përkushtuar për të vijuar reformat drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me homologun e tij slloven, Tone Kajzer, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit. Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se diskutimi u përqendrua te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e ardhmja e Evropës dhe rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor. “Jam shumë i kënaqur që e fillova ditën time në Forumin Strategjik të Bledit #BSF26 me një shkëmbim interesant me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Tone Kajzer”, shkroi ministri. Sipas Hoxhës, gjatë takimit u diskutua gjithashtu për nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe kontakteve mes qytetarëve të dy vendeve, në mënyrë që ato të jenë në të njëjtin nivel me dialogun e mirë politik mes Shqipërisë...