Ministri Hoxha pret Ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët, më shumë përparim për Shqipërinë dhe një Evropë më e bashkuar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përgatitjet për hapat e ardhshëm dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave. Ministri theksoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe përparimin në të gjithë kapitujt negociues, duke nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbështetet te merita, rezultatet dhe besimi i ndërsjellë. Sipas Hoxhës, Shqipëria synon të përmbyllë negociatat dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. Ministri Ferit Hoxha, postim në X: Mund të jetë e shtunë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv