Ministri Hoxha: Agresioni rus nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Europës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot lidhur me sulmet e fundit në Kiev dhe dronin rus në aeroportin e Leipzig/Halle (Gjermani), duke theksuar se ato nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. “Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik”, theksoi Hoxha, në një postim në rrjetet sociale. Ministri Hoxha u shpreh se “Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë....
Burimi:
kohajone.com