Ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, familjet kanë pritur mjaftueshëm

Ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, familjet kanë pritur mjaftueshëm

Në “Kombinat” (Tiranë) nisën punimet për pastrimin e sheshit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja për familjet që vijojnë të jenë në pritje të përfundimit të procesit të rindërtimit. Puna, e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, do të shoqërohet paralelisht edhe me ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës përreth pallateve të ndërtuara tashmë, me synim krijimin e një mjedisi më të sistemuar dhe funksional për banorët. Gjatë vizitës në fillim të javës, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u takua me familjet dhe pa nga afër ecurinë e punimeve, duke nënvizuar nevojën për koordinim të plotë mes institucioneve dhe përshpejtim të procesit. “Rindërtimi duhet të ecë me ritëm. Familjet kanë pritur mjaftueshëm. Tani duhet punë, çdo ditë, deri...