Ministri Çeku: Përfshirja e mësimdhënësve në hartimin e strategjisë është thelbësore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), në bashkëpunim me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), mbajti në Shtime takimin rajonal me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt, në kuadër të konsultimeve për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+. Në takim morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përfaqësues të Ministrisë dhe të SBAShK-ut, drejtues të institucioneve arsimore, si dhe mësimdhënës e punëtorë të arsimit nga rajoni i Ferizajt. Ministri Çeku theksoi se përfshirja e mësimdhënësve në hartimin e strategjisë është thelbësore për përcaktimin e prioriteteve që u përgjigjen nevojave reale të sistemit arsimor. Ai vuri në pah rëndësinë e përvojës dhe të propozimeve të tyre për hartimin e reformave të zbatueshme, që mbështesin punën në shkolla...
Burimi:
kultplus.com