Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: 3 janë prioritetet e sezonit veror
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon. Edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuasje janë dyfishuar. E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar. “Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë...