Milanoja vishet kuqezi, Milani mund Interin në derbi dhe shkon 4 pikë larg kreut

Milanoja vishet kuqezi, Milani mund Interin në derbi dhe shkon 4 pikë larg kreut

Milanoja është veshur me ngjyrat kuqezi. Ekipi i Ruben Amorimit ka triumfuar në derbin e parë sezonal kundër Interit. Milani ka fituar me shifrat 3-1 ndeshjen, fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë të lojës. Rezultati u zhbllokua shumë shpejt, teksa Pulisiçi e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 4-t. Vetëm 6 minuta më vonë Rabio dyfishoi shifrat për kuqezinjtë. Bastoni ngushtoi diferencat për Interin në minutën e 22-të, por goli i tij në fund do t’i shërbente vetëm statistikave. Moreira tundi rrjetën në minutën e 43-të, duke vulosur kështu një herë e mirë fitoren e Milanit. Pas këtij triumfi në derbi, ekipi i drejtuar nga Amorimi u ngjit në vendin e 4-t në renditje, vetën 4 pikë larg...