Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani, zhbllokohet shitja e Theo Hernandez. Mbrojtësi francez “hap dyert” për Al Hilal
Lajme të mira për Milanin, në orët në vijim mund të zhbllokohet, më në fund, shitja e Theo Hernandez tek Al Hilal. Mbrojtësi i majtë francez, i cili ditët e fundit pa të dështonte kalimi tek Atletico Madridi, destinacioni i tij i preferuar (spanjollët nuk ofruan kurrë më shumë se 20 milionë euro, me bonuse të përfshira), tani është shprehur i gatshëm të ulet në tavolinë për të dëgjuar ofertën e klubit saudit. Një hap që në “Via Aldo Rossi” është pritur pozitivisht. Tentativa e parë e arabëve, e bërë përpara fillimit të Botërorit për Klube, kishte dështuar pikërisht për...