Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqezinjve. Kujtojmë që zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj pasi drejtuesit kishin disa emra në listë mes të cilëve Andrea Berta, Fabio Paratici, Tony D’Amico etj. Siç duket, ish-sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare arriti të mposhtë konkurrencën në një kohë kur ishte edhe i preferuari i Zlatan Ibrahimoviç. Media italiane shkruan se, firma nuk është hedhur ende, por akordi mes palëve është arritur me një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për...
Burimi: Opinion.al