Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani, ngecin negociatat për Jasharin. Igli Tare studion alternativat, ja emrat në listë
Ardon Jashari është rikthyer të stërvitet, edhe pse veçmas, me Club Brugge, por vazhdon të shtyjë për një largim në merkaton e kësaj vere. Megjithatë, pa një përpjekje të re ekonomike nga Milani, gjithçka mbetet e bllokuar. Edhe pse është arritur marrëveshja me lojtarin, klubi kuqezi nuk ka ndërmend ta ndryshojë ofertën e tij. Ditët kalojnë dhe Massimiliano Allegri pret përforcime. Pikërisht për këtë arsye, Igli Tare ka nisur të shqyrtojë alternativa për mesfushorin shqiptaro-zviceran. Sipas “Tuttosport”, emri që e tërheq më shumë vëmendjen aktualisht është ai i Tyler Adams nga Bournemouth. Një mesfushor-mbrojtës i besueshëm, që mund të luajë...