Milani, negociatat për Guirassy vetëm pas Botërorit për Klube. Ja pengesa që duhet kaluar

Milani, negociatat për Guirassy vetëm pas Botërorit për Klube. Ja pengesa që duhet kaluar

Milani nuk humbet kohë dhe vazhdon të kërkojë profile të reja për sulmin e Massimiliano Allegrit. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, për rolin e qendërsulmuesit mendohet Serhou Guirassy i Borussia Dortmund, për të cilin verdhezinjtë kërkojnë 70 milionë euro. Natyrisht, me ato shifra është pothuajse e pamundur që kuqezinjtë të vendosin të ndërmarrin mësymjen vendimtare, por negociatat e mirëfillta do të nisin vetëm pas Botërorit të Klube, kur të shihet nëse gjermanët do të jenë të gatshëm t’i zbutin ndjeshëm kërkesat e tyre apo jo. Ideja e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit është t’i japin besim Santiago Gimenezit,...
Burimi: Telesport.al