Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani në kërkim të një sulmuesi, mes Vlahovic dhe Nunez del një i panjohur
3 Gusht 2025 8:55 Telesport Milani është përqendruar të gjejë një lojtar për të forcuar sulmin, i cili aktualisht ka vetëm Santiago Gimenez. Dusan Vlahovic është përfolur vazhdimisht, një telenovelë që do të vazhdojë deri në ditët e fundit të merkatos, por tani ka dalë lajmi se kuqezinjtë janë shumë të interesuar për Darwin Nunez. Midis të gjithë këtyre emrave, është edhe ai i Arnaud Kalimuendo, 23-vjeçari i Rennes. Sipas raporteve të mbledhura nga Calciomercato.it, Tare ka zhvilluar diskutime paraprake, të cilat ende nuk kanë rezultuar në ndonjë hap konkret apo negociatë, për të testuar situatën. Klubi francez, me të...