Burimi:
Telesport.al

Milani i ri amerikan me italian; Chiesa, Orsolini dhe Lucca për repartin ofensiv
👁6329
Drejtori sportiv dhe trajneri i ardhshëm i Milanit do të jenë italianë, por edhe skuadra do të ketë një bërthamë të fortë të përbërë nga lojtarë italianë ose të thirrshëm nga kombëtarja axurre. Ashtu si në të kaluarën me Milanin e Sacchi-t, Capello-s dhe Ancelotti-t, edhe ky Milan i ri do të mbështetet te një grup i fortë lojtarësh të rritur në futbollin italian. Drejtori i ri sportiv do të sjellë idetë e tij, trajneri do të japë drejtimet e veta, por ndërkohë në selinë e klubit ku Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic janë aktivë, lista e objektivave vazhdon të përditësohet...