Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani i pamëshirshëm ndaj Perth Glory, fiton 9-0. Dopieta nga Leao dhe Okafor
Milani e mbyll turin në Azi dhe Australi me një fitore të thellë në fushën e Perth Glory. Ndeshja përfundoi 9-0 për kuqezinjtë, në një miqësore pa histori. Në listën e golashënuesve janë Terracciano, Okafor (dopietë), Comotto (nga penalltia), Chukwueze, Leao (dopietë), Ricci dhe Musah. Pjesa e parë – Allegri ndryshoi gjithçka krahasuar me miqësoret e mëparshme dhe provoi zgjidhje të reja. Formacioni titullar ishte me mbrojtjen katërshe. Estupinan si mbrojtës i djathtë dhe Leao në stol, për të vlerësuar më mirë Chukwueze dhe Okafor (në trident me Jimenez). Në mesfushë aktivizohej 17-vjeçari Comotto. Terracciano e zhbllokoi ndeshjen menjëherë, më...