Milan rikthehet te fitorja, gjithçka e lehtë për kuqezinjtë ndaj Lecce-s (video)

Milan rikthehet te fitorja, gjithçka e lehtë për kuqezinjtë ndaj Lecce-s (video)

20 Shtator 2026 22:37 Telesport Milan është rikthyer te fitorja në Serie A. Kuqezinjtë mundën 3-0 Lecce-n në sfidën e luajtur në “San Siro”, e fundit për javën e pestë në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të Strahinja Pavlovic, ishte Christian Pulisic, ai që dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i parë për amerikanin në këtë sezon në Serie A. Pjesa tjetër e ndeshjes të paktën në pjesën e parë la për të dëshiruar, pasi munguan rastet e rrezikshme nga të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për kuqezinjtë. Në minutën e 61-të, Adrien Rabiot dyfishoi shifrat pas një kombinimi të bukur me Goncalo Ramos. Në minutën e 73-të, Diego Moreira tregon gjithë...