Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan-Maignan, “shkrihen akujt” mes palëve. Portieri mund të rinovojë pas merkatos
Milani rihap dosjen e rinovimit për Mike Maignan. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit kuqezinj po punojnë që “t’i shkrijnë akujt”, pas zhgënjimit të portierit për një premtim që nuk u mbajt. Zgjatja e kontratës deri në vitin 2028, me opsion për 2029 dukej punë e kryer, por nuk u konkretizua kurrë. Ai që e ka ndezur sërish dialogun është ardhja e Massimiliano Allegrit, i cili ka rikthyer entuziazmin në ambientin kuqezi, së bashku me kontaktet e para pozitive mes drejtorit të ri sportiv Igli Tare dhe përfaqësuesve të Maignan. Në dhjetor 2024, agjentët e Maignan kishin arritur një marrëveshje me Furlani dhe Moncada për rinovimin me rritje page, nga 3 milionë euro neto aktualisht, në 5 milionë, plus bonuse. Mungesa e kualifikimit në Ligën...