Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan ka gati ofertën e parë për yllin e La Ligës, shumë larg asaj që presin në Spanjë
2 Gusht 2025 17:14 Telesport Milan po kërkon mbrojtës të djathtë për sezonin e ri dhe objektivi kryesor i kuqezinjve është Jon Aramburu i Real Sociedad. Vetëm 22 vjeç, Aramburu ka treguar se është i aftë për aspektin ofensiv në krah, pa harruar qendrueshmërinë mbrojtëse. Milani është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jon Aramburu dhe po përgatit një propozim formal prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut venezuelian. Ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se Real Sociedad e vlerëson 25 milionë euro mbrojtësin e tyre dhe oferta e parë e kuqezinjve me siguri që nuk do pranohet....