Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan-Juventus, hapet “pazari” për Vlahovic. Fiton terren ideja e shkëmbimit sulmues-mbrojtës
24 Korrik 2025 10:14 Alfred Lleshi Milani ka nevojë për një tjetër sulmues dhe emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Dusan Vlahovic. Midis klubit kuqezi dhe Juventusit prej kohësh ekziston një kanal komunikimi i hapur, i cili tani mund të konkretizohet në operacion real. Sipas asaj që raporton sot “Gazzetta dello Sport”, po merr formë ideja e një shkëmbimi, që do të zgjidhte nevojat teknike të të dyja skuadrave. Juventusi ka nevojë për të përforcuar mbrojtjen dhe Milani mund t’i ofrojë Malick Thiaw, një qendërmbrojtës i ri dhe premtues, që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë....