Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milan gjen qendërmbrojtës në Angli, kuqezinjtë përfitojnë nga rënia e “Dhelprave” në Championship
👁12359
26 Prill 2025 16:50 Telesport Milan tashmë po punon për të përforcuar mbrojtjen e saj për sezonin e ardhshëm dhe i ka vënë syrin Caleb Okoli-t, lojtarit aktual të Leicester City. Qendërmbrojtësi mbërriti te “Dhelprat” në fillim të këtij sezoni, por gjithçka ka ndryshuar pas rënies së konfirmuar të ekipit të tij nga Premier League. Ai nuk dëshiron të luajë në Championship dhe kërkon të rikthehet në Itali, aty ku ka qenë më parë pjesë e Atalantës dhe disa ekipeve të tjera në formë huazimi. Pavarësisht rezultateve të Leicester këtë sezon, Okoli ka shfaqur personalitet, qëndrueshmëri dhe lojë të mirë...