Miguel Angel Asturias, jeta dhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës Latine

Miguel Angel Asturias, jeta dhe vepra e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Amerikës Latine

Miguel Ángel Asturias ishte një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e letërsisë botërore. Ai lindi më 19 tetor 1899 në qytetin e Guatemalës dhe vdiq më 9 qershor 1974 në Madrid të Spanjës. Asturias u bë i njohur për veprat e tij letrare, në të cilat ndërthuri kulturën dhe mitologjinë e popullit maja me realitetin shoqëror dhe politik të kohës. Për krijimtarinë e tij të veçantë, në vitin 1967 u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, transmeton KultPlus. Që në fëmijëri, Asturias u njoh me traditat, legjendat dhe besimet e popullit të tij. Këto përvoja patën ndikim të madh në formimin e tij si shkrimtar. Ai studioi drejtësi në Universitetin e San Carlos...