Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Midis iluminizmit dhe romantizmit: Mendimi politik i rilindjes shqiptare
Nga: Lea Ypi Abstrakt. Shpesh prejardhja konceptuale e së ashtuquajturës Rilindje Shqiptare lidhet me ndikimin që patën idetë e Romantizmit perëndimor mbi lëvizjet nacionaliste ballkanike. Në të kundërt, ky studim analizon tiparet kulturore dhe politike të Shqipërisë së asaj kohe dhe sugjeron që kjo fazë e historisë intelektuale shqiptare mund të shpjegohet më mirë me anë të kategorive të Iluminizmit. Ai përqendrohet mbi rolin ideologjik që luante kritika ndaj besimit fetar dhe mbi një projekt kulturor e politik rrënjët e së cilit gjenden në traditën iluministe. Studimi nënvizon që koncepte iluministe të tilla si autokritika racionale dhe teleologjia edukative mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë veçoritë e Rilindjes në krahasim me vendet e tjera ballkanike e për të na dhënë një përshkrim më të saktë të...