Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Microsoft fiton betejën me autoritetet Amerikane për blerjen e Activision Blizzard
👁10804
Komisioni Federal Tregtar në SHBA (FTC) zyrtarisht ka tërhequr padinë e ngritur kundrejt blerjes së Activision Blizzard nga Microsoft. FTC bëri kërkesë për tërheqjen e padisë ditën e Enjte vetëm pak ditë pasi humbi apelimin për të parandaluar Microsoft të finalizojë blerjen. Kështu merr fund beteja ligjore dy vjeçare ndërsa FTC u përpoq të bllonte blerjen 68.7 miliardë dollarëshe. Microsoft fitoi betejën për blerjen e Activision Blizzard në Korrik të 2023 dhe marrëveshja u përfundua disa muaj më pas, në Tetor, ose dy vite pasi u bë publike. FTC ka apeluar vendimin për të lejuar blerjen dy vite më parë...