Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i ish-presidentit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të paraqitet sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe akuzat zyrtare ndaj tij. Komunikimi i akuzave ishte planifikuar që të hënën e kaluar, por u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej jashtë vendit. Në këto momente, avokati Cakrani është paraqitur në SPAK, duke i hapur rrugë vijimit të procedurës ligjore. Pritet që në orët në vijim edhe vetë Ilir Meta të mbërrijë në ambientet e Prokurorisë për t’u njohur zyrtarisht me dosjen dhe akuzat që...