Mesha mbahet në gjuhën shqipe, liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan

Mesha mbahet në gjuhën shqipe, liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë e parë, pas caktimit në krye të Kishës Ortodolkse Autoqefale. Shërbesa u mbajt në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarë morën pjesë në ceremoni. Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës. Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan u krye mesditën e djeshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Fortlumturia e tij u shpreh se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Imzot Joani rikujtoi edhe kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos teksa u shpreh...

Burimi: Argjiroja.net