Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me mesazhet kërcënuese të dërguara gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve shtetërore, ku pretendohej për vendosjen e lëndëve shpërthyese në ambientet e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të rendit, strukturat e specializuara kanë nisur menjëherë verifikimet e imtësishme në të gjitha godinat e prekuara dhe, deri në këto momente, nuk është evidentuar asnjë rast i pranisë së lëndëve apo mjeteve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, njësitë e krimit kibernetik dhe hetimit po vijojnë punën e intensifikuar në terren dhe në rrjetet digjitale për identifikimin e burimit, lokalizimin e adresave IP dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dërgimit të këtyre mesazheve kërcënuese. Policia e Shtetit Në adresat elektronike zyrtare të...
Burimi:
javanews.al