‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se gjatë protestës së dhunshme të 15 tetorit në Tiranë janë angazhuar mercenarë serbë për të kryer arrestime dhe për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Në reagimin, Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Sipas Policisë, në protestën e 15 tetorit, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm efektivë të Policisë së Shtetit. “Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia. Përhapja e këtyre...