‘Menopauza e meshkujve’? Mjeku flet për teorinë virale të TikTok-ut
Një mjek po kundërshton teorinë e "menopauzës së meshkujve", e cila po përhapet në rrjetet sociale. Në TikTok po publikohen video nga influencues të shëndetit, të cilët pretendojnë se burrat përjetojnë "andropauzën", termi që përdoret për të përshkruar menopauzën e meshkujve. Sipas tyre, andropauza prek "të gjithë burrat", mund të nisë që nga mesi i të tridhjetave dhe shkakton simptoma të ngjashme me ato të menopauzës te gratë. Por doktor James Chao thotë se menopauza e meshkujve nuk ekziston. "Termi “menopauzë e meshkujve” është çorientues, sepse mund t’i bëjë njerëzit t’i interpretojnë simptomat e ndryshme të moshës së mesme si shenjë të një problemi hormonal", shpjegoi ai. "Fjala “menopauzë” nënkupton një proces biologjik të parashikueshëm, të cilin burrat nuk e përjetojnë. Nuk ka një moment...
Burimi:
syri.net