“Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Liverpool, jemi të gjithë të qetë dhe të përqendruar”
Enzo Maresca po përpiqet ta mbrojë Manchester City nga faktorët e jashtëm dhe ta mbajë të lartë përqendrimin para rikthimit në aksion në Premier League. Pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve, “citizens” përballen me një ndeshje të vështirë në transfertë në “Anfield” kundër Liverpool, këtë të diel. Tri ditë më vonë, do të jetë radha e Champions League kundër PSG. Duke folur për kanalet mediatike të klubit, Maresca nuk i anashkaloi polemikat që rrethojnë klubin, por u kërkoi të gjithëve të përqendrohen ekskluzivisht te ajo që mund të vendoset realisht në fushë. “Personalisht, jam shumë i qetë. Klubi ka qenë shumë i qartë dhe ne kemi besim të plotë. I kuptojmë polemikat, por për ne, prioriteti është ajo që mund të kontrollojmë. Dhe ne mund...
Burimi:
telesport.al