Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Menaxherët e yllit të Serisë A kontaktojnë United dhe City
👁6376
28 Prill 2025 16:01 Telesport Mesfushori i Napolit, Andre-Frank Zambo-Anguissa, duket se dëshiron të kthehet në Angli. Menaxherët e ish-mesfushorit të Fulham po punojnë në merkato dhe duket se kanë kontaktuar me Manchester United dhe Manchester City. Kontrata e Zambo-Anguissas me Napolin skadon në fund të qershorit, megjithëse “Axurrët” kanë një mundësi për ta zgjatur atë me 12 muaj. Sipas The Sun, menaxherët tani janë në kontakt me të dy klubet e Manchesterit. Zambo-Anguissa ka luajtur një rol kyç në luftën e Napolit për titull këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.