Meloni sfidon gjyqtarët, refuzon firmën për pagat dhe rrezikon përplasjen institucionale

Meloni sfidon gjyqtarët, refuzon firmën për pagat dhe rrezikon përplasjen institucionale

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka refuzuar të firmosë dekretin për rritjen e pagave të magjistratëve, pavarësisht vendimit të Këshillit të Shtetit që i njeh të drejtën Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve dhe i kërkon qeverisë të zbatojë vendimin deri më 31 janar 2027. Sipas medias italiane “La Repubblica”, përplasja mes qeverisë dhe magjistraturës ka marrë përmasa institucionale. Meloni ka refuzuar gjithashtu të marrë pjesë në kongresin e Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve, që zhvillohet të shtunën, me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet për një pjesëmarrje të tillë. Qeveria italiane vlerëson se detyrimet e prapambetura dhe indeksimi i pagave për dy periudha trevjeçare mund t’i kushtojnë buxhetit rreth 1 miliard euro. Sipas përllogaritjeve të saj, në disa raste përfitimi individual mund të arrijë deri në 100 mijë euro....