Mehmeti refuzoi të largohet nga Ipsuiç, flet trajneri: Është djalë i mbarë
Pavarësisht ofertave të ardhura nga disa klube të Championship, Anis Mehmeti ka vendosur që të qëndrojë te Ipsuiçi dhe të provojë veten në Premier League, sa herë t’i jepet mundësia. Edhe pse trajneri Geri O’Nill e ka lënë jashtë skuadrës në sfidat e para të kampionatit, Mehmeti nuk është dorëzuar dhe nuk ka pranuar të largohet drejt klubeve si Reksam apo Birmingem. Në këtë situatë, duket se edhe trajneri Geri O’Nill është i gatshëm t’i besojë futbollistit shqiptar, siç tregoi pas ndeshjes së kësaj fundjave. “Të gjithë lojtarët e klubit janë të mirëpritur të qëndrojnë. Anisi është një djalë i mbarë. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe ka cilësi. Ndaj, nuk ka asgjë nga ana ime ndaj Anisit apo kujtdo tjetër. Nëse ata qëndrojnë në...
Burimi:
vizionplus.tv