Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve evropianë, si një alternativë mesdhetare që ndërthur bukuritë e bregdetit me çmime më të përballueshme. Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte planifikuar të pushonte në Korsikë, por ndryshoi destinacion pas sugjerimit të vajzës së familjes për të udhëtuar në Shqipëri. Sipas një artikullit, Korsika dukej fillimisht si zgjedhja e natyrshme për pushimet verore, falë diellit, detit të kristaltë, fshatrave piktoreskë dhe mundësisë për të përjetuar një ndryshim të mjedisit pa udhëtuar shumë larg. Megjithatë, ideja për të vizituar Shqipërinë, e cila në fillim dukej e papritur, rezultoi më tërheqëse nga sa pritej, veçanërisht për sa i përket kostove. Artikulli e përshkruan...
Burimi:
kohajone.com