Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1

Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1

5 Gusht 2025 19:44 Telesport Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe synimi i tij i radhës do jetë transferimi i Edon Zhegrovës. Marokeni e pëlqen shumë fantazisin e Kosovës, sipas edhe raportimit të Fabrizio Romano, por edhe shumë mediave franceze, Marseille ka nisur zyrtarisht negociatat me Lille-n për transferimin e mundshëm të Zhegrovës. Para se të arrijë marrëveshjen me Lille-n, Marseille duhet të zgjidhë një problem tjetër. Duke qenë se Edon Zhegrova nuk e ka statusin e të qenurit nga një vend anëtar i BE, Marseille momentalisht i ka të zenë 4 vendet me këtë status, ndaj duhet larguar njëri prej lojtarëve,...