Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…
Analisti Arben Meçe ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe dy asambletë e mbajtuar, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si një diversion të brendshëm, të organizuar dhe të strukturuar. I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Meçe u shpreh se individët që, sipas tij, janë pjesë e kësaj lëvizjeje, tashmë janë bërë të identifikueshëm dhe kanë objektiva të qarta politike. Sipas analistit, aktivizimi i tyre vjen në një moment kur Partia Socialiste po përballet me vështirësi dhe në prag të fushatës elektorale. “Ka një situatë që kërkon mobilizim dhe situata tregon që ka një diversion të brendshëm të mirëstrukturuar brenda PS. Individët janë bërë evidentë, janë bërë të dukshëm, të lexueshëm. Tashmë ata nuk janë njerëz të...
Burimi:
javanews.al