Më shumë se tri orë luftë me flakët, shuhet zjarri i rrezikshëm në Bunavi të Vlorës! Dëme të mëdha në pemëtari, hetime për shkakun
Më shumë se tre orë luftë me flakët u desh zjarrfikësve për të vënë nën kontroll dhe më pas të shuajnë zjarrin e rrezikshëm në fshatin Bunavi, të Vlorës ditën e sotme (21 shtator). Zjarri u shfaq rreth orës 14:00 dhe, i favorizuar nga era dhe bimësia e dendur, u përhap me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj shekullorë, pemëtari dhe sipërfaqe me bar për bagëtinë. Flakët rrezikuan seriozisht edhe disa banesa, ndërsa banorët iu bashkuan rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive. Sipas shefit te zjarrfikësve Luan Kapaj terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Gjatë operacionit u mbajtën nën monitorim të vazhdueshëm banesat, ndërsa u dogjën edhe...
Burimi:
javanews.al