Më shumë se 2 orë në GJKKO/ “Arrest në shtëpi”, Vlorë Hyseni del nga SPAK
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka dalë nga Gjykata e Posaçme pas më shumë se dy orësh, ku është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pas përfundimit të seancës, Hyseni është pyetur nga gazetarët lidhur me përgjimet e SPAK-ut, por ka zgjedhur të mos japë deklarata për mediat. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në të njëjtën çështje, më herët GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin. Vendimet e gjykatës vijnë në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, ndërsa pritet të zbardhen më tej elementet e dosjes dhe...
Burimi:
ntv.al