Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Me shkop dhe karrotë”, BIRN: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri
👁12798
Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij. “U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me ton të lartë Alibej. “Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por duhet të jenë të kujdesshëm me raportimet që bëjnë,” paralajmëroi ai. Kërcënimet në sallën e gjyqit të ngjashme me ato të Alibejt, edhe pse shqetësuese, konsiderohen një formë arkaike e presionit nga...