“Më shkakton neveri. Nuk i besoj lotët e tij të krokodilit”, në Francë nuk e “falin” Paulo Fonseca-n (video)

“Më shkakton neveri. Nuk i besoj lotët e tij të krokodilit”, në Francë nuk e “falin” Paulo Fonseca-n (video)

3 Nëntor 2026 18:20 Telesport Në fitoren e fundit të Lyon 2-1 ndaj Angers në Ligue, trajneri Paulo Fonseca u përshëndet me tifozët dhe lojtarët me lot në sy, pasi portugezi do të marrë drejtimin e Sporting Lisbon. Klubi portugez largoi së fundmi Rui Borges, për shkak të rezultateve të dobta dhe ka zgjedhur në vend të tij, Paulo Fonseca. Ky i fundit edhe pse në mes të sezonit dhe nën kontratë me Lyon, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin francez dhe të marrë drejtimin e Sporting. Vendimi i Fonseca ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në Francë. Ish-kampioni i botës në vitin 1998, tashmë në rolin e analistit, ka sulmuar ashpër trajnerin portugez, në Podcastin e Jerome Rothen. “Më shkakton neveri! Skuadra ishte ndërtuar...