“Më provoni që kam bërë korrupsion”, Ergys Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë…
ergys agasi TIRANË-Disa filmime të marra në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi dyshohet se janë bërë shkak për nisjen e hetimeve nga SPAK. Materialet e siguruara janë bërë pjesë e hetimit, ndërsa SPAK po verifikon kontaktet dhe takimet e Agasit me persona të ndryshëm, përfshirë zyrtarë të lartë. Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë paraqitjes së tij para gjykatës, Agasi ka mohuar përfshirjen në veprime korruptive. Ai është shprehur se ka takuar zyrtarë të lartë, por ka mohuar se këto takime kanë pasur lidhje me veprime të paligjshme. “Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion”, mësohet se është shprehur biznesmeni para gjykatës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai