Me polici apo me politikë?

Me polici apo me politikë?

Me polici apo me politikë? Nga Lutfi Dervishi Gabimi i madh që bëhet është ngulmimi te ideja se protesta mund të fashitet duke shtuar numrin e policëve dhe shpërblimin e tyre, duke ashpërsuar ligjin për tubimet dhe duke rritur gjobat për protestuesit. Policia, RENEA dhe ushtria mund të zbrazin sheshin, por nuk mund të shpërndajnë pakënaqësinë. Ligji mund të ashpërsohet, por rrezikon të kthehet në karikaturë sapo të tentohet zbatimi i tij. Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk mund të shpjegohet me etiketat neomarksiste, antifashiste, antiamerikane, antieuropiane apo antisemite. Këto etiketime, në mungesë të provave, nuk ndihmojnë për të kuptuar protestën. Ato shërbejnë për ta delegjitimuar dhe për të shmangur diskutimin mbi shkaqet e saj. Kjo nuk është më një protestë kundër qeverisë, është...