“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

Jasir Asani nuk u ftua nga trajneri Maran në Kombëtare dhe ky fakt ka ngjallur reagimin e sulmuesit nga Shkupi. Në rrjetet sociale ai ka shkruar pak fjali, por që tregojnë qartë pakënaqësinë dhe mospranimin e tij pas këtij vendimi të trajnerit. “Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani. Ky është grumbullimi i dytë që Maran nuk e fton në skuadër sulmuesin, që shpërtheu në kualifikueset e kampionatit europian 2024. Asani ka startuar sezonin me 4 gola dhe 2 asiste në Iran me Esteghlal, por as kjo nuk i ka mjaftuar Maran. Trajneri në këtë grumbullim la jashtë edhe Brojën dhe Bajramin.