“Me Messin kuptohemi symbyllurazi, Simeone më ndihmoi të kapërceja dobësitë”

“Me Messin kuptohemi symbyllurazi, Simeone më ndihmoi të kapërceja dobësitë”

Luis Suárez e ka rifituar buzëqeshjen dhe është rikthyer te goli pas plot 9 ndeshjesh. Sulmuesi uruguajan vazhdon të kënaqet në një kampionat “më të lehtë”, përkrah disa shokëve të vjetër si Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me objektivin për të fituar MLS-në dhe bërë paraqitje të mirë në Botërorin e ardhshëm për Klube. Ish-lojtari i Liverpool-it dhe Barcelonës foli për emisionin “Simplemente Fútbol”, ku preku tema të ndryshme nga karriera e tij, mes të kaluarës, të tashmes dhe së ardhmes. Në lidhje me Messin, uruguajani zbuloi se mjafton një shikim për t’u kuptuar në fushë: “E di tashmë kur do të bëjë një lëvizje dhe kur jo. Rrallëherë keqkuptohemi apo gabojmë. Nuk më streson më, sepse e di që nuk jam më në...