“Me i qelbanikos krejt…”/ Dalin SMS-të, vrasja e gjyqtarit u planifikua 4 ditë më parë?
Vrasja e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, më 6 tetor 2025, dyshohet se ishte planifikuar katër ditë përpara ngjarjes. Në dosjen hetimore, prokurorët i referohen mesazheve të zbuluara gjatë ekzaminimit të telefonave të sekuestruar të Elvis Shkambit, autorit të dyshuar, dhe xhaxhait të tij, Gjon Shkambi. Sipas dosjes, tre ekspertë të laboratorit kibernetik pranë SPAK kanë identifikuar komunikime që Elvis Shkambi i kishte dërguar xhaxhait të tij në ditët para vrasjes. Mesazhet po shqyrtohen nga prokuroria si pjesë e provave për të përcaktuar nëse ngjarja ishte e paramenduar. Më 2 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, Elvis Shkambi i ka shkruar Gjon Shkambit: “…e me i qelbanikos krejt…”. Një ditë më pas, më 3 tetor, në orën 22:56, ai i ka dërguar një...
Burimi:
ntv.al