Me humor, muzikë e teatër, nis edicioni i 13-të i ‘Summer Culture’

Me humor, muzikë e teatër, nis edicioni i 13-të i ‘Summer Culture’

Flonja Haxhaj Festivali ndërkombëtar i arteve performuese Summer Culture 13 ka hapur dje, më 15 shtator, edicionin e tij të 13-të, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku arti nuk mbetet vetëm për t’u parë, por edhe për t’u përjetuar. Që në mbrëmjen e parë, festivali solli një program të larmishëm, ku muzika, humori, teatri dhe dialogu me publikun u ndërthurën në një rrjedhë të vetme artistike, shkruan KultPlus. Me një program që bashkon krijues nga Kosova dhe vende të ndryshme, Summer Culture synon të krijojë ura mes artistëve, publikut dhe komuniteteve krijuese. Edicioni i sivjetmë zhvillohet nga 15 deri më 20 shtator dhe sjell produksione nga Kosova, Rumania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Polonia dhe Türkiye, krahas bisedave me artistë, sesioneve të rrjetëzimit dhe...