Me armë në ‘Audi’-n e blinduar/ Gjykata lë në burg djalin e ‘Mustaqekuqit’, ‘detyrim paraqitje’ për gardistin dhe 2 ushtarakët

Me armë në ‘Audi’-n e blinduar/ Gjykata lë në burg djalin e ‘Mustaqekuqit’, ‘detyrim paraqitje’ për gardistin dhe 2 ushtarakët

gjykata e tiranes TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 4 të arrestuarit, dy ushtarakë, një gardist dhe Ilir Shytin, të cilët po qarkullonin me makinë të blinduar dhe të armatosur. Masa "arrest shtëpie" është caktuar për Ilir Shytin, djalin e Roland Shytit, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi” i “Hakmarrjes për Drejtësi. Ndërkohë që për punonjësin e Gardës së Republikës, Erion Ramaj, 40 vjeç, dhe 2 ushtarakët, Leonard Murataj, 42 vjeç, dhe Ernest Selmani, 46 vjeç., gjykata ka caktuar "detyrim paraqitje".  Këta të katërt u arrestuan pak ditë më parë, pasi u kapën duke qarkulluar me një automjet të blinduar tip "Audi" dhe me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin katër shtetasit, u ndalua nga efektivët...