Më 10 dhjetor hapet ekspozita “Çdo jetë, një botë” e Doruntina Kastratit
Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë më 10 dhjetor 2026 ekspozitën e parë personale të artistes Doruntina Kastrati në këtë institucion, me titull “Çdo jetë, një botë”. Ekspozita do të prezantohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe do të kurohet nga Sandra Beate Reimann. Projekti është porositur nga Galeria Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me institucionin suedez të artit bashkëkohor Röda Sten Konsthall. Përmes këtij prezantimi, Doruntina Kastrati do të sjellë për herë të parë një ekspozitë personale në GKK. Detaje të tjera rreth konceptit dhe përmbajtjes së ekspozitës pritet të publikohen në ditët në vijim./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com