Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllja e Urës së Milotit paralizon qarkullimin, ekspertë dhe banorë të zonës të indinjuar: Dëmton turizmin
Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, në pikun e sezonit turistik, ka paralizuar lëvizjen në rrugën nacionale Lezhë-Milot si dhe ka renduar trafikun përgjatë superstradës. Prej dy ditësh qytetarët po përballen me pritje të gjatë për të udhëtuar drejt Lezhës dhe anasjelltas. Eksperti i sigurisë rrugore, Rrok Lelcaj, e cilëson vendimin për mbylljen e urës si një absurditet në këtë periudhë të ngarkuar turistike, pasi se kjo urë shërbente si një rrugë alternative për të shmangur trafikun e rënduar në superstradën Lezhë-Milot gjatë muajve të verës. Sipas tij, mbyllja e kësaj ure bllokon deri në 50% turizmin në...